Nico Rosberg tregohet i jashtëzakonshëm edhe në Singapor. Piloti gjerman i Mercedes do të niset i pari në Ccmimin e Madh të Singaporit, pasi përfundoi i pari në provat zyrtare
. Ai preku finishin në kohën 1:42.584, duke marrë “pole position”-in e 8 sezonal. Ndërsa, shoku i skuadrës dhe kampioni aktual, Lewis Hamilton humbi vendin e dytë në xhiron e fundit dhe do të niset të dielën i treti. I dyti në provat zyrtare përfundoi Daniel Ricciardo, ndërsa Raikkonën i Ferrarit nuk arriti më shumë se vendin e pestë, ndërsa shoku i skuadrës, Vettel, zhgënjeu plotësisht.