Lezha ishte ndalesa e radhes e Ministrisë së Mbrojtjes, në fushaten sensibilizuese të nisur për rekrutimin e të rinjeve për tu bërë pjesë e Forcave të Armatosura.Mjetet dhe përsoneli i ushtrisë zbarkuan në qender të qytetit, duke tërhequr vemendjen e shumë të rinjeve të cilët shfaqen interes për tu bërë pjesë Forcave të Armatosura.Komandanti i Qendres së Përsonel-Rekrutimit, Kolonel Fadil Ciroku tha se janë 428 vende të lira për ushtare profesionist.
I pranishem në këtë aktivitet, prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi ju bëri thirrje të rinjeve që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.
Interesi i grupmoshave nga 18 deri ne 27-vjeç për tu bërë pjesë e forcave të armatosura po vjen gjithnjë ne rritje, ndërsa aplikimet do të jetë të hapura deri në javen e parë të muajit janar të vitit 2024.