Përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri dhe në të gjithë botën po raportojnë se kanë probleme në përdorimin e aplikacioneve të ‘Facebook’ dhe Instagram.
Problemi i përgjithshëm i raportuar, është fakti që të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale janë nxjerrë nga llogaritë e tyre përkatëse dhe nuk mund të kyçen më.
Kompania ‘META’, nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me këtë problem që po hasin përdoruesit e aplikacioneve si ‘Facebook’ e ‘Instagram’.