Facebook pohon se do të bashkëpunojë me Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Humbur dhe të Shfrytëzuar për t’i ndihmuar përdoruesit që të gjejnë fëmijët e tyre të humbur.

Facebook njofton se do ta dërgojë sistemin “AMBER Alerts” tek përdoruesit e saj, me informacione rreth fëmijëve të humbur në zonën e tyre. AMBER Alerts është përdorur në SHBA që nga viti 1996, për humbjen e fëmijëve i cili gjendet në radiot dhe stacionet televizive, madje edhe tek shenjat digjitale rrugore dhe stendat e afishimit LED në disa vende. Këto sisteme alarmi dërgohen edhe nëpërmjet mesazheve elektronike dhe tekst, dhe së fundi janë shfaqur edhe në Google Search dhe Google Maps. Facebook nuk është kompania e parë në internet që do të asistojë në gjetjen e fëmijëve të humbur., krahas tij është Bing që ka njoftuar se do të përfshijë sistemin Amber Alerts në kërkimet e saj, ndërsa Google shfaq sistemin AMBER Alerts në faqet e saj të kërkimit dhe në Google Maps.

Artikulli paraprakSAMSUNG VS GOOGLE-NEXUS 6
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË KOMAN, AUTORITETET JAPIN ALARMIN