Meta Platforms që përfshin rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp ka njoftuar se do të ndalojë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformat e saj kudo në botë.

‘Tani po i ndalojmë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformën tonë kudo në botë.’-postoi kreu i politikës së sigurisë në Facebook, Nathaniel Gleicher në Twitter.

Ai shtoi se këto masa të reja tashmë janë zbatuar dhe do të vazhdojnë edhe në fundjavë.

Artikulli paraprakPËRPIQET TË BUZËQESHË, ZELENSKY MOHON SE KA BËRË THIRRJE PËR DORËZIM: DO TA MBROJMË SHTETIN TONË
Artikulli tjetërTENSIONET E LUFTËS/ IMAZHET SATELITORE TREGOJNË RADHËT E TRAFIKUT NDËRSA NJERËZIT BRAKTISIN UKRAINËN