“Messenger Day” është veçoria më e re që kompania Facebook e ka lançuar të enjten për gjithë përdoruesit e Messengerit në iOS dhe Android.

Ky aplikacion do të jetë i aksesueshëm për gjithë tregun global për pak kohë. Përdoruesit e aplikacionit mund të realizojnë video dhe të shkrepin fotografi përmes kamerës së brendshme të Messengerit dhe të shtojnë filtra, tekste e vizatime mbi to. Njerëzit mund të shtojnë më pas këtë postim në “Day” (Ditën e tyre) apo ta përshijnë në një bisedë me miqtë. Të gjitha postimet fshihen pas 24 orësh, që tregon idenë e kopjuar nga Snapchati. Veçori e ngjashme është publikuar edhe në Instagram me “Stories” dhe WhatsApp.

Artikulli paraprakTHAÇI: JAP DORËHEQJE NËSE NUK VOTOHET USHTRIA E KOSOVËS
Artikulli tjetërJEP DORËHEQJEN MINISTRI I BRËNDSHËM SAIMIR TAHIRI