Facebook është duke testuar një veçori të re që do të shfaqet në profilet e përdoruesve. Këtë e ka konfirmuar kompania pasi që tregoi për testimin në një deklaratë ku tha: “Etiketat në profile janë një vegël kreative që ju lejon juve dhe miqve tuaj të shtoni etiketa në profile për të nxjerrë në pah gjërat që ju përshkruajnë juve dhe ato çfarë bëni më së shumti”.

Të krijuar si pjesë e një platforme të brendshme të Facebook, këto etiketa do të shfaqen në profilet tuaja si pjesë e asaj çfarë bëni më së shumti.Këto etiketa do të jenë të llojllojshme, që do të thotë se ju mund të shkruani sa të doni, duke përfshirë edhe emoji. 

Artikulli paraprakVAZHDOJNË OPERACIONET ANTIKANABIS NË SHKODËR
Artikulli tjetërSë shpejti një film me emoji