Facebook do të punësojë më shumë se 3000 moderatorë në të gjithë botën për të hequr nga platforma e saj përmbajtje të papërshtatshme, apo ekstremiste, të tilla si video të vrasjeve, po vetëvrasjeve.

Vendimi u mor pas kritikave se facebook nuk po bën asgjë për të mbrojtur përdoruesit e tij. Mark Zuckerberg, themeluesi dhe shefi ekzekutiv tha se kompania do të shtojë stafin brenda vitit tjetër për të përshpejtuar procesin e rishikimit të miliona postimeve që bëhen çdo javë. Ai nuk dha një shifër sa do të jetë kostoja financare, por ekipi operativ i facebook do të rritet me 2/3 Facebook është akuzuar se ka qenë shumë i ngadaltë me heqjen e videove apo postimeve që kanë treguar vrasjen në Klevelend, Ohajo apo dhe vrasjen e një fëmije në Tajlandë.

“Kemi parë njerëz që lëndojnë veten ose të tjerët në Facebook – ose ‘live’ ose në video të postuara më vonë. Është e dhimbshme. Kam reflektuar për mënyrën si mund të bëjmë më mirë për komunitetin tonë” tha ai në postimin e tij në facebook. “Nëse duam të ngremë një shoqëri të shëndoshë duhet të reagojmë shpejt. Po punojmë që raportimi për këto video të jetë më i lehtë, në këtë mënyrë veprimet tona do të jenë më të shpejta” shkruan ai. Punësimi i moderatorëve të rinj nga Facebook bëhet në një kohë kur ka shpërthyer debati nëse Facebook është përgjegjëse për përmbajtjet e postuara në platformë, si një kompani mediatike, apo është thjesht një kanal informimi, si një kompani teknologjike. Facebook gjithmonë ka insistuar që është një kompani teknologjike, ndërsa ka një ekip prej 4,500 moderatorësh për të hequr postimet që kanë në përmbajtje dhunën dhe pornografinë e fëmijëve

Artikulli paraprakDER STANDARD KËRKON LLOGARI NGA QEVERIA AUSTRIAKE: PSE NUK MBËSHTET TALAT XHAFERIN?
Artikulli tjetërRIKTHEHEN PALAT E KORENTIT, FRYMËZOHUNI NGA KËTO KOMBINIME