Personi U.M. 51 vjeç banues në Sovjan, duke drejtuar një mjet tip fadromë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikollare.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Korçës e më pas u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Nuk dihen shkaqet pse automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor po punon akoma për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakLARGIMI I ‘KLAN-IT’ NGA DIGITALB, AMA: KEMI ANKESA NGA QYTETARËT, NISËM PROCEDIM PËR RASTIN
Artikulli tjetërLIROHEN 2000 M2 PLAZH, NËN HETIM 12 PRONARË NË DURRËS DHE VLORË