EDI TELI: ASKUND NË EUROPË NUK KA NORMA KAQ TË LARTA INTERESI.
Normat e uleta te interesit te bankave per depozitat jane me te uletat ne Europe, ndersa normat e interesit te kredive qe jepen nga bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi jane me te lartat ne Europe.

Madje, individi apo biznesi e ka me lire dhe me lehte te marre parà me fajde se sa te marre kredi ne banke.

 

Ky eshte vleresimi I specialistit te ekonomise, Edi Teli, per marredhenien banke-klient, qofte ne rastin kur klienti eshte depozitues, qofte kur eshte kredimarres.Biznesmeni I njohur dhe njekohesisht anetar I Keshillit Bashkiak, tha ne Studion e Hapur te Televizionit Star Plus, se pavaresisht se nje nga misionet e bankave te nivelit te dyte, eshte qe te ndihmojne ne zhvillimin e ekonomise se vendeve ku operojne, ne te vertete ata jane te prirura pas rritjes se normave te fitimit. E kjo, sipas ekonomistit Edi Teli, ka ndodhur edhe ne rastet e donacioneve te huaja per qeverine shqiptare:Specialisti I ekonomise Edi Teli tha se gati 1 milione individe dhe biznese kane marre kredi ne njeren prej 16 bankave te nivelit te dyte qe operojne ne Shqiperi, por nje pjese e madhe e keyre kreditoreve, sidomos biznese ne Shkoder, kane problem te medha me likujditetin.

 

Ne kete interviste, Teli ka folur edhe per remitancat, apo te ardhurat nga emigracioni, perdorimi I te cilave, sipas tij, ka qene I kushtezuar nga gjendja e rende ekonomike ne te cilen u gjend Shqiperia ne fillim te viteve ’90.  Ai tha se shumica derrmuese e remitancave eshte perdorur per konsum te perditshem, apo edhe per ndertime banesash dhe investime te tjera qe nuk gjenerojne fonde.

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/MzIqCwH9v_w?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak5 ZJARRE TË QËLLIMSHME NË PUKË
Artikulli tjetërPAPA: SHQIPTARËT JANË POPULL FISNIK