Fakulteti ekonomik në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloi takimin “Mirë se vjen maturant” duke i bërë një ftesë të hapur të gjithë maturantëve të Shkodrës që të zgjedhin këtë fakultet si një mundësi drejt suksesit në karrierën e tyre të mëvonshme.

Disa prej studentëve të fakultetit ekonomik të Shkodrës tregojnë se ishte zgjedhja e duhur pasi disa prej tyre u bënë edhe pjesë e programeve studimore ndërkombëtare përmes bursave si Erasmus + apo Cepus.

Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Brisela Kadia iu tha maturantëve se universiteti i Shkodrës është një kurorë elitare për studimet e tyre.

Aktiviteti “Mirë se vjen maturant” nga fakulteti ekonomik në universitetin e Shkodrës zhvillohet çdo vit me nxënësit e shkollave të mesme që janë në vitin e fundit për t’i ftuar ata që të zgjedhin këtë fakultet për studimet e tyre.

Artikulli paraprakDY FITORE PER EKIPET E VOLEJBOLLIT
Artikulli tjetër‘TEMPULLI’ DERI TANI U SEKUESTRUAN MBI 1600 KG DROGË, BALLA: DO VIJOJMË