Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Shkodrës në 30 vjetorin e themelimit të tij, organizoi në mjediset e hotel “Colosseo” një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë “Riformimi i Paradigmës Eko-Sociale drejt Inovacionit dhe Qëndrueshmërisë”. Kjo konferëncë bazohet tek kërkimi shkencor dhe inovacioni tha rektorja në detyrë e universitetit të Shkodrës Rajmonda Këçira.
Profesor Darko Petroviç nga universiteti i Zenicës në Bosnje Hercegovinë tha se Shqipëria është një potencial për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
Një ditë më parë në festimet e 30 vjetorit të themelimit, fakulteti ekonomik përuroi hapjen e doktoraturës në këtë fakultet me brezin e parë prej 10 studentësh.