Fakulteti ekonomik në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për të dytin vit me radhë po zhvillon një projekt të përbashkët me dy universitetete të Belgjikës. Pedagogia Alkida Hasaj shprehet se studentët belg që kanë ardhur në Shkodër bashkë me studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” krijojnë guida turistike të cilat promovohen në faqet e internetit në Belgjikë.

Një prej studentëve të fakultetit ekonomik “Luigj Gurakuqi” tregon se kjo eksperiencë me studentët belg është e vlefshme për ta.

Erald Krasniqi është një shqiptar i Kosovës i cili ka lindur në Belgjikë dhe është pjesë e studentëve nga Belgjika që është bërë pjesë e këtij projekti të përbashkët duke thënë se ndjen kënaqësi që ndodhet në Shqipëri.

Projekti mes fakultetit ekonomik të universitetit të Shkodrës dhe dy universiteteve belge pritet që të vijojë edhe vitet e ardhshme për të krijuar më shumë ura bashkëpunimi me qëllim promovimin e siteve turistike që Shkodra ka dhe thithjen e sa më shumë turistëve të huaj.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLASET ME TRAFIKNDARËSEN, HUMB JETËN 50-VJEÇARI
Artikulli tjetërNASA KAP FENOMENIN DIELLOR, “TORNADO” 14 HERË MË E MADHE SE TOKA