Pedagogët e fakultetit ekonomik në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” protestuan kundër rektores së këtij universiteti Suzana Golemi pasi kjo e fundit sipas e tyre është duke djegur doktoraturën në këtë fakultet që është një projekt i ERASMUS + mbështetur nga fondet e Bashkimit Europian dhe po ashtu po tenton që të heqë 11 pedagog nga ky program i doktoraturës duke e lënë me 3 të tillë.

Kryetari i sindikatës së punonjësve të universitetit Peter Saraçi i bën thirrje rektores Golemi që t’i hapë rrugë doktoraturës dhe të dërgojë shkresën përkatëse në ministrinë e arsimit.
Sead Baraku pedagog pranë departamentit të turizmit thotë se për shkaqe absurde atij po i mohohet e drejta për të vijuar doktoraturën.

Arsytimi i vetem qe rektorja u ka dhene eshte fakti se kjo doktorature duhet te jete nderdisiplinore gje te cilen ne baze te shkresave ministria e arsimit e kundershton pasi projekti I financuar eshte doktorature ne “ekonomi dhe turizem in qendrueshem”. Rektorja e ketij universiteti nuk preferoi qe te jape asnje sqarim per mediat.

Perballe kesaj situate, 3 dite me pare 5 universitetet partnere te projketit i drejtuan nje shkrese rektoratit ku kerkuan te merren masa te menjehershme per hapjen e thirrjes drejt aplikanteve, ku afati i fundit eshte data 14 nentor, ne te kundert ky projekt do te djeget duke patur penalitete per universitetin i cili klasifikohet tek lista e zeze e mos perfitimit te projekteve te tjera per disa vite nga Bashkimi Europain.

 

Artikulli paraprakFSHATI URA E SHTRENJTË BOSHATISET NGA TË RINJTË
Artikulli tjetërQYTETARËT: ÇMIMET SHUMË TË LARTA, MBIJETOJMË