Rreth 200 studentë të fakultetit ekonomik të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilluan ceremoninë e diplomimit të tyre. Dekania e fakultetit ekonomik Blerta Dragusha falenderoi studentët, prindërit dhe pedagogët për përkushtimin e tyre gjatë këtyre viteve.
Pedagogia e mirënjohur Mirjeta Beqiri e cila është pjesë e një prej universiteteve më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se rrugëtimin e saj e nisi në fakultetin ekonomik të Shkodrës.
Dy prej studentëve ekselentë të fakultetit ekonomik Martin Shyti dhe Valentina Hila tregojnë se dijet e përfituara do t’u shërbejnë në të ardhmen e tyre.
Fakulteti ekonomik në universitetin e Shkodrës vijon prej vitesh që të ketë rezultate të larta ndërsa shumë studentë të dalë nga aty janë disa prej ekspertëve më të mirë brenda dhe jashte vendit.