Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King-Smith ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Me një postim në Facebook, ambasadori Kiing-Smith shkruan se ka falënderuar kryeministrin Rama për zemërgjerësinë e popullit shqiptar për kontributin në ndërhyrjen ndërkombëtare në krizën në Afganistan duke pritur qytetarët afganë në rrezik në Shqipëri.

Po ashtu ai shkruan se është diskutuar edhe për mënyrat se si Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria mund zgjerojnë partneritetin në sektorët me përparësi. Ai mirëpret kryeministrin Rama në Glasgow në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike #COP26 në Nëntor.

Artikulli paraprakPOLICIA JU VËZHGON! PEZULLIME PATENTASH DHE MIJËRA GJOBA, 16 SHOFERË TË ARRESTUAR BRENDA 48 ORËSH
Artikulli tjetërJEP DORËHEQJEN DREJTORI I POLICISË SË SHTETIT ARDI VELIU, RAMA: I BINDUR SE KA AKOMA SHUMË PËR T’I DHËNË SHTETIT NË DETYRA TË TJERA