Detyrimet e prapambetura si dhe paratë që u janë marrë ushtarakëve si pasojë e përfitimit të padrejtë do të falen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Sipas Drejtoreshës Rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në rajonin e Shkodrës janë 220 përfitues, të cilëve do tu kthehen gjithsej 17 milionë lekë të reja. Vendimi i Këshillit të Ministrave bën fjalë për të gjithë punonjësit e policisë apo ushtarakët, përfitimet e të cilëve janë vlerësuar si të padrejta. Muajt në vijim do të fillojë dëmshpërblimi i kësaj pjese të administratës.

Artikulli paraprakMALI I ZI NDALON PËRKOHËSISHT VIBER DHE WHATSAPP
Artikulli tjetërSULMOHET ZYRA E REPUBLIKANËVE, TRUMP: KAFSHËT QË PËRFAQËSOJNË CLINTON