Përditë e më tepër po bëhet e qartë se fermerët janë në vështirësi të madhe qëkur prodhimet bujqësore po flaken në rrugë si shkak i mungesës së politikave favorizuese nga shteti.

Kështu ka ndodhur me disa prej fermerëve të fshatit Kosmac të bashkisë Vau-Dejës të cilët morën një goditje të madhe para një muaji kur stuhia shkatërroi 157 serave në këtë fshat.

Duke mos gjetur mbështetje tek shteti apo qoftë tek drejtoria e bujqësisë në Shkodër disa prej familjeve në këtë zonë të cilët jetesën e kishin të lidhur vetëm me sera janë larguar drejt Gjermanisë.

Një fakt të tillë e pohon për Star Plus kryetari i fshatit Kosmac Ali Idrizi I cili thotë se muajt e fundit gati cdo ditë ka largime nga fshati

Ato pak fermerët e Kosmacit shpresat e vetme i kanë nga shteti sepse ata nuk janë në gjendje më të investojnë.

Kosmaçi është një nga zonat e nën Shkodrës, që mënyrën e vetme të të ardhurave e ka nga sektori i bujqësisë, mirëpo mungesa e përkrahjes nga qeveria ua vështirëson edhe më tepër situatën fermerëve .

Artikulli paraprak1 DITË RESHJE SHIU, “PËRMBYTET” LAGJJA “MAR’ LULA”
Artikulli tjetërHOLANDA “FIK SHPRESAT”: NUK KA AZIL PËR SHQIPTARËT