Sot është festa e shenjtë e Fiter Bajramit për mbarë besimtarët musliman kudo në botë. Kjo festë e cila vjen në mbyllje të muajit të madhërueshëm të Ramazanit, kulmoi me faljen e namazit. Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari u shpreh i zhgënjyer për mungesën e deputetëve dhe kandidatëve për kryetar bashkie në këtë falje të Fiter Bajramit.
Më përpara, gjatë mesazhit të dhënë myftiu Sytari kërkoi që shoqëria shqiptare të qëndrojë larg shthurjes dhe shkatërrimit të Kodit të Familjes.
Iftarët e shtruar nga politika edhe këtë vit tha Myftiu Sytari e prishën muajin e madhërueshëm të Ramazanit.
Shpirti osman deklaroi Myftiu ndriçoi shqiptarët për t’i nxjerrë nga errësira drejt zhvillimit ndërsa foli edhe për harmoninë fetare në Shkodër.
Sulmet ndaj muslimanëve duke i cilësuar si terroristë janë të neveritshme tha myftiu Sytari.
Myftiu përmendi edhe problemet sociale me të cilat përballen të rinjtë që po detyrohen të emigrojnë.
Falja e namazit të Fiter Bajramit u kremtua në të gjitha xhamitë e qytetit të Shkodrës të cilat u mbushën me besimtarë musliman në këtë ditë të shenjtë që vjen pas muajit të madhërueshëm të Ramazanit.