Fallon-Kodheli: Britania e angazhuar për sigurinë pavarësisht se lë BE
Pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar është duke lënë Bashkimin Evropian, ky vend mbetet i angazhuar për sigurinë e vendeve aleate. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, deklaroi pas një takimi me ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, se marrëdhëniet midis dy vendeve do të konsolidohen më tej. Fallon: Arsyeja kryesore e vizitës time është për të vëzhguar nga afër stërvitjen “Joint Effort 2016” që po zhvillohet në vendin tuaj, për të cilën Mbretëria e Bashkuar është shumë krenare me pjesëmarrjen e 150 trupave të saj. forcat tona nuk janë këtu për të treguar forcën, por për të demonstruar edhe faktin se pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar është duke lënë Bashkimin Evropian, angazhimet tona janë thelbësore për sa i përket politikave të mbrojtjes. Ai deklaroi marrëdhëniet midis vendeve të Aleancës së NATO-s duhet të përforcohen. Fallon: Në bisedën time kam diskutuar me ministren Kodheli për intensifikimin e bisedimeve për hapjen e atasheut britanik në Tiranë. Nga ana e saj, ministrja e Mbrojtjes, Kodheli vlerësoi stërvitjen e përbashkët shumëkombëshe që po zhvillohet në Shqipëri. Kodheli: Sot kemi në terren mbi 2 mijë trupa që po kryejnë stërvitje, nga të cilët 150 janë britanikë. Gjithashtu po mbyllim stërvitjen e përbashkët shumëpalëshe në kuadër të NATO-s me përfshirjen e 1500 trupave nga vendet aleate. Bashkëpunimi dypalësh ka arritur në nivele të paimagjinuara më parë. rikonfirmova se qëndrimi i Shqipërisë është i palëkundur në rritjen e aktiviteti parandalues dhe ruajtjen e kufijve territorial, angazhime këto të marra në Samitin e NATO-s në Varshavë. Ministrja deklaroi se lufta kundër terrorizmit do të jetë një luftë e përbashkët, ndërsa ftoi homologun britanik që t’i bashkohet Shqipërisë për ngritjen e qendrës kundër luftëtarëve të huaj. Kodheli: Lufta kundër terrorizmit, do të jetë një luftë e përbashkët dhe në këtë frymë e ftova sekretarin Fallon, që të na bashkohet në procesin e ngritjes këtu në Shqipëri së qendrës së ekselencës kundër luftëtarëve të huaj. Mbretëria e Bashkuara është një partner shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe si