Policia e Korçës ka arrestuar një 37-vjeçar ndërkohë që ka nisur hetimet për administratorin e një firme tregtimi lëndësh drusore për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të ardhurash.
Sipas burimeve zyrtare Daniel Shaqe, 37 vjeç, në fshatin Floq-Korçë, u kap duke drejtuar mjetin kamion tip “Benz”, në të cilin iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 m3 dru zjarri, me fatura të dyshuara si të falsifikuara, sasi të cilën dyshohet se e ka blerë tek firma e Th.Th, pa dokumentacionin tatimor.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.