Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për biznesmenin shkodran Xhavit Kasemi, i arrestuar për falsifikim të pijeve alkolike dy ditë më parë.
Edhe pse avokati mbrojtës kërkoi masë më të zbutur, Gjykata e kryesuar nga Ermira Dedja ka lënë në burr 53-vjeçarin i cili ishte në kërkim prej 8 muajsh.
Xhavit Kasemi në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë prodhuar produkte ushqimore në mënyrë të kundërligjshme dhe të dëmshme për shëndetin,
ku gjatë kontrollit në subjektin “Briland” në lagjen Ajasem, Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, kishte gjetur në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkoolike.