Falsifikonin dokumente italiane policia arreston dy persona
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi falsifikonin dokumente me qëllim kalimin e personave jashtë kufijve. Hasan Milushi 50 vjeç dhe Fatmir Stankova 49 vjeç u arrestuan në flagrancë në kuadër të operacionit “Sogiorno” gjatë kohës që po shkëmbenin dokumentet italiane te personat e interesuar. Arrestimi i tyre erdhi pas një pune hetimore prej një muaji nga strukturat e policisë së Durrësit. Njoftimi i policisë: Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi 1- mujor me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar”Sogiorno”. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Hasan Milushi 50 vjeç, banues në Tiranë; Fatmir Stankova 49 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë pasi: Specialistët për Hetimin Krimit Ekonomik kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale e dyshuar e kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët dje, tek rruga e “Kavajës”, Tiranë janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer disa dokumenta Italiane dhe fotografi të personave të ndryshëm, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal dhe zbulimin e vendit ku kryhej falsifikimi I dokumentave. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Falsifikimi I dokumentave”dhe” Falsifikimi I letërnjoftimeve, pasaportave ose I vizave” parashikuar në nenet 186 dhe 189 të Kodit Penal.