Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë dy nga disa klube që po tregojnë interes për sulmuesin e Chelsea, Armando Broja. 20 vjeçari, është aktualisht në huazim te Southampton për sezonin 2021/22 dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve në të gjithë Evropën.

Ai ka kontratë deri në qershor 2026 me Chelsean pasi nënshkroi një marrëveshje afatgjatë verën e kaluar përpara se të kalonte në huazim. Por sulmuesi i Kombëtares shqiptare tashmë kërkohet nga Southampton për sezonin e ardhshëm, me Ëest Ham dhe Arsenal gjithashtu të interesuar.

Klubet në të gjithë Evropën janë të interesuar për Brojën dhe dy prej tyre tani janë zbuluar. Chelsea ende nuk ka zhvilluar bisedime me Brojën për të ardhmen e tij afatgjatë në klub, megjithatë Thomas Tuchel dëshiron që ai të fokusohet në futboll dhe të injorojë të gjitha spekulimet nga tani deri në fund të sezonit.

“Ai është lojtari ynë dhe po bën mirë”, tha trajneri i Chelseat muajin e kaluar. “Por në të njëjtën kohë është vetëm gjysma e sezonit. Ai duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe të bëjë më të mirën e tij te Southampton.

Ne kemi një arsye pse ata janë lojtarët tanë. Ata kanë cilësi, mentalitet fituese. Ata tani janë atje vetëm në mjedise të ndryshme, klube të ndryshme dhe po e dëshmojnë veten. Armando po bëhet gjithnjë e më i mirë.

Ai është një lojtar shumë unik me disa pika të forta unike në lojën e tij. Shpejtësia e tij, i fuqishëm dhe golashënues e bëjnë të mirë. Para së gjithash, nuk është momenti për të diskutuar për verën. Është momenti që ai të qëndrojë. Qetësohu Broja dhe vazhdo të përmirësohesh!”.

Artikulli paraprakBUSHATI: BASHKIA E SHKODRËS JO MË PENG I POLITIKËS POR NË SHËRBIM TË QYTETARËVE
Artikulli tjetërSITUATA E COVID-19/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 449 QYTETARË TË INFEKTUAR DHE 3 HUMBJE NË 24 ORËT E FUNDIT