Elvis Naçi udhëtoi drejt fshatit Dobratin të Kosovës. Këtu banon familja Ademi. Ardhja e Elvisit ka një qëllim. Inagurimin e banesës se te, të premtuar afër festave të nëntorit.
Në një atmosferë të gëzueshme familja u fut në banesën e re. Isufi, kryefamiljari kishte më shumë shpresë sesa buxhet për ta ndërtuar atë.
Pas një pune intensive në një kohë të shkurtër, kjo vilë ka mirëpritur familjen, tërësisht e rikonstruktuar. E mbani mend shtetasin gjerman, zotin Gerard, i cili i kishte dhuruar 2000 euro për banesën?
Me plis në kokë ai i ka bërë një surprizë duke e vizituar në banesën e re Isufin. Jë gjerman me zemër shqiptare do ta quanin në studion e shqiptarëve.
Famlja e Isufit nuk është e para familje shqiptare që zoti Gerad ka ndihmuar. Për të festuar inaugurimin e shtëpisë së re, të gjithë ja kanë marrë këngës. Gjermani kendon “Xhamadani vija-vija”