Arben Dibra banor i lagjes “Metushej” në njësinë administrative Gur i Zi ankohet se prej 12 ditësh është pa energji elektrike.
Familja prej 4 anëtarësh është e detyruar që të qëndrojë në terr për fajin e OSHEE-së e cila nuk i ka marrë parasyesh problemin që ato kanë shprehur.Kjo familje ka shpenzuar 300 mijë lekë të vjetra për të blerë vetë shtylllat
, por teli i cili kalonte edhe në shtyllat e komshiut i është shkëputur nga ky i fundit i cili me të drejtë nuk e lejon më familjen Dibra të marrë energji.
Duke qënë pagues i rregullt ndaj OSHEE kryefamiljari Arben Dibra është ankuar pranë kësaj drejtorie por deri tani nuk i është dhënë zgjidhje.
Madje OSHEE i ka kërkuar që Arbeni të hap vetë gropat ndërsa OSHEE do ti vendosë shtylla gjë e cila nuk është realizuar..
Arbeni i bën apel OSHEE të marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi. Në fakt është absurd kur e mendon se ende ne vitin 2018 këto probleme nuk gjejnë zgjidhje,
dhe institucioni në fjalë sic është OSHEE nuk i përgjigjet klienteve ashtu sic këta të fundit shlyejnë detyrimet për cdo muaj.