Shoqata “Familja e Madhe” vijon me aktivitetet e tij, duke u ardhur në ndihmë shumë personave. Pak oorë para ndërrimit të viteve kjo shoqatë ka përzgjedhur të dhurojë ndihma ushqimore për tre familje në nevojë, 2 me banim në lagjen “Fermentim” dhe një në lagjen “Partizani”.
Kushtet e këtyre familjeve janë të mjerueshme, të papunë mes varfërisë dhe skamjes
Në familjen Lulhashi jetojnë vetëm 2 pleqtë e moshuar, mes problmeve të mëdha dhe kushteve të rënda shëndetësore. Kjo familje përfitoi ndihma ushqimore nga shoqata Familja e Madhe
Ndërsa në lagjen “Partizani” jeton e vetme në një bodrum Sabrije Mani e cila është e pastrehë.Ajo i shërben gruas së moshaur të shtëpisë, ndërkohë netët e ftohta i kalon në këtë strehëz
Pasi shpërndau ndihmat ushqimore kryetarja e shoqatës “Familja e Madhe” Angjelina Shllaku theksoi se solidariteti na bën qytetarë më të mirë.
Ajo ftoi edhe kompanitë e bizneset e tjera që veprojnë në Shkodër që të japin kontributin e tyre në këtë fushatë solidariteti për njerëzit në nevojë.
Dhjetori sjell me shume sensibilizim jo vetem ne institucione, por edhe tek qytetaret e thjeshte!
Me qellim qe festat e fundvitit te gjejme tryezat plot, ne cdo familje, pavarsisht mundesive ekonomike! Apeli i drejtohet te gjithe atyre qe kane mundesi, qe te ndihmojne familjet ne nevoje, ne keto dite dhjetori!