Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Librazhd, ku një familje prej 5 anëtarësh ka tentuar të vetëflijohet nga kati i tetë i një pallati.
Kushtet e vështira ekonomike dhe një konflikt me fqinjin duket se janë bërë shkak për krijimin e rrethanave që e kanë detyruar familjen e varfër të ndërmarrin një akt të tillë ekstrem.
Bëhet e ditur se fqinjët po bënin punime në tarracën, e banesën ku ata jetojnë. Ndërkohë mësohet se, fatmirësisht falë ndërhyrjeve të policisë familja është qetësuar dhe është parandaluar ngjarja e rëndë.
Mësohet se pallati tetëkatësh është ndërtuar së fundmi, dhe është pjesë e objekteve të ndëtuara pa leje në këtë zonë