Kryefamiljari Tom Gjurashaj I cili jeton në këtë banesë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij nuk arrin të gjejë punë.

Edhe ato pak dit pune që ben nuk janë të mhjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e mëdha që ka kjo familje. Një dramë më e madhe për këtë familje është edhe sëmundja e djalit të tyre 27 vjecar. Ai prej kohësh vuan nga një sëmundje zemre. Kjo familje me nevoja të mëdha krahas ilaçeve të djalit duhet të pranojë lëmoshë nga të afërmit edhe për tu ushqyer pasi asistenca gati qesharake që marrin nuk është e mjaftueshme për asgjë. Edhe pse shpresat e tij për përmirsimin e gjëndjes janë të pakëta ai përsëri kërkon ndihmë nga kushdo që e sheh këtë kronikë. Në rajonin e Shkodres ndodhen me qindra familje që jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme. Larg vëmendjes së shtetit që normalisht duhet të asistojë këtë kategori , ata drejtojnë sytë nga qielli duke u lutur cdo ditë në Zot që situate e tyre të përmirsohet.

Artikulli paraprakMBETJET, PROJEKTI JICA JEP REZULTATE NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërDEPUTETËT MIRATOJNË LIGJIN, EMRAT E TYRE NË KAZANË PLEHRASH