Familja prej 7 anëtaresh nga lagjia Livade prej vitesh jeton në kushte ekstreme ekonomike, ku edhe sigurimi i ushqimit per nje vakt per ata është luks. Ata jetojnë vertëm në një dhomë, ndërsa lageshtira ka përfshirë muret e shtëpisë.

Sa herë që bie gjith uji i deperton ne brendesi të shtëpisë sepse catia është ndërtuar me llamarinë nga pamundësia.Familja nuk ka asnjë të ardhur, i zoti dhe e zonja e shtëpisë janë të papunë. Ata e kalojnë muajin me 80 mijë lek të vjetra ndihmë ekonomike që ia jep bashkia e vau dejësit, duke qënë se familja Guri është nga Temali dhe e ka pasportizimin atje.

Mes skamjes dhe kushteve shëndetësore të vështira e zonja e shtëpisë tregon fatkeqësitë e jetes, ndërsa barku i fëmijëve nuk mbushet ansjëherë. Familja Guri përherë shndërrohet në objekt goditjeje nga vërshimi i ujërave sa herë që ka përmbytje në shkodër.

Në 2010 uji në banesë ka qënë mbi 20 cm por sic thekson e zonja e shtëpisë nuk janë kompensuar. Të hidhëruar nga mungesa e vëmendjes nga ana e shtetit, pjesatërët e kësaj familje janë skeptic për gjithçka që i kanë premtuar madje as nuk ka dashur t’u shkojë në derë autoriteteve sepse e di që nuk do të përfitojë asgjë veçse gënjeshtrën e radhës.

Familja me 7 anëtarë jeton në kushte ekstreme, ndërsa bujaria e banorëve dhe kishës i ka ndihmuar sadopak të jetojne me ushqime, ndërsa apeli i tyre është reagimi dhe ndihma e institucioneve pasi kushtet ekonomikke dhe shëndetësoore jane teje ekstremë

 

Artikulli paraprakRETROSPEKTIVË/ 2 PRILL 1991-2018, ÇFARË NDODHI NË SHKODËR
Artikulli tjetërRRUGA “SELIM GJYREZI” E MBUSHUR ME GROPA