Brenda pak minutash 4 familje, humben gjithcka paten, shtepi , pasuri dhe njeriun e dashur.

Sot 7 muaj nga ngjarja e rende pjestaret e 4 familjeve Hoxha jane te pashprese, pa ndihme, e pa perkrahje. Gjithcka ato paten eshte bere shkrumb e hi, ndersa nen keto rrenoja ato lusin Zotin dhe njeriun per ndihme.

Hasije Hoxha ka humbur ne mes te flakeve bashkeshortin ndersa tani , ne moshe te thyer dhe pa te ardhura ajo eshte ne qiell te hapur. Thirrja e saj per ndihme eshte deshperuese.

Me 10 mars te ketij viti opinioni publik e u trondit nga ngjarja e rende . Nje shkendije elektrike shkaktoi djegjen e 4 banesave dhe nje viktime. E megjithate pervec Myftinise Shkoder dhe studios ligjore te avokates Edlira Bylo te cilet kontribuan per rastin, askush tjeter nuk u interesua per fatin e 15 familjareve te cilet jane sot ne mes te 4 rrugeve.

NR KONTAKTI FAMILJA HOXHA: 0692517485

Artikulli paraprakRIKONSTRUKSIONI I SHKOLLAVE NË SEZONIN E RI
Artikulli tjetërGJAKMARRJA LË JASHTË SHKOLLËS 9 FËMIJË