Sikur te mos mjaftonte gjendja e mjerueshme ne te cilen jetonte çifti i bashkeshorteve Kola ne qytetin e Laçit, termeti i 26 nentorit ua shkaterroi plotesisht ngrehinen e tyre. Kryefamiljari Pjeter Kola, i semure tregon se po kalojme dite shume te veshtira, pasi nga termeti ju demtua njera nga dhomat e shtepise. Ai thote se rreziku qe te qendrosh ne germadha eshte shume e frikshme, ndersa apelon per ndihme.
Kryefamiljari i cili jeton vetem me bashkeshorten e tij, thote se nuk ka marre bonus qiraje, pasi specialistet e kane verifikuar benesen e demtuar.
Dy te moshuarit qendrojne ne shtepine e rrenuar qe prej 26 nentorit, dites kur termeti tragjik shkaktoi mjaft deme ne zonen e Kurbinit.