PRESIN NGA BASHKIA TË PAGUAJ QERANË NË VAZHDIMËSI. Këta janë dy prindërit e dy djemve 3-vjeçar që fëmijëve të tyre nuk mund t’i sigurojnë as bukën e gojës. Kastriot e Suela Kukeli jetojnë mes mjerimit.
Familja e kastriotit jeton me një qera të paguar nga bashkia Shkodër por kontrata 4 mujore ka përfunduar. Nuk kërkojnë gjë tjetër veçse një strehë dhe bukën e gojës për fëmijë. Nëna e dy djemve 3-vjeçar thotë se njëri prej tyre është i sëmurë por nuk mundet t’ia blejë ilaçet. Para 4 muajsh familja Kukeli jetontë në ndërtesa të vjetra të braktisura mes të rrugës. Nëse Bashkia Shkodër nuk ia aprovon pagesën e qerasë apo nëse kjo familje nuk ndihmohet sërish mund të kenë të njëjtin fat. Dy djemtë 3-vjeçar meritojnë të jetojnë si gjithë të tjerët.