Kjo është Katerina Frroku, 70 vjeçe e cila jeton me bashkëshortin dhe vajzën e saj të sëmurë në fshatin Bardhaj prej 17 vitesh. Kushtet në të cilat jeton kjo familje janë të mjerueshme. Katerina kujdeset për vajzën e saj Rudinën, e cila sot është 29 vjeçe. Temperatura e lartë që në vegjëli i ka shkaktuar asaj zhvillim të vonuar. Gjithë këto vite e moshuara tregon se kanë qënë tejet të vështira për të.

E moshuara thotë se nuk ka mundësi të punojë pasi i duhet të kujdeset edhe për bashkëshortin e saj, i cili është pjesërisht i verbër.

Banesa në të cilën jetojnë rrezikon të shembet dita ditës. Muret janë çarë nga tërmeti, cfarë bie jashtë hyn edhe brenda tregon Katerina.

Apeli i vetëm i familjes Frroku ndaj institucioneve përgjegjëse apo personave të cilët kanë mundësi është që ti ndihmojnë me sigurimin e një banese të sigurt ku të mund të flejnë të qetë pa frikën se tavani i shtëpisë mund t’ju bjerë mbi kokë.

Artikulli paraprak22 FËMIJË PA SHKOLLË PËR 2 KILOMETËR
Artikulli tjetërSHKODËR, SHEMBEN NDËRTIMET NË HYRJE