Në këtë objekt që deri para termetit të vitit 2019-të, shërbente si magazinë dhe kasollë bagëtish, jetojnë 6 anetaret e familjes Nikolli në fshatin Tresh të Lezhës. Banesa e tyre u dëmtua nga lekundjet sizmike dhe u shemb për ti hapur rrugë rindërtimit, por punimet janë bllokuar prej disa muajsh. E zonja e shtëpisë thotë se trajtohen me bonusin e qirase, por nuk mund të largohen nga fshati, pasi e kanë të lidhur jetesen me bujqësinë dhe blegtorinë.

Të ardhurat e kësaj familje janë të pakta, ndërsa problemet ekonomike janë shtuar edhe më shumë, pasi prej 8 muajsh gjyshes së shtëpisë i është hequr pagesa e invaliditeti.

Në Bashkinë e Lezhës jane shumë familje me probleme ekonomike. 100 prej tyre janë identifikuar nga nje grup vullnetaresh të cilët po ju vine ne ndihmë.

Ky është viti i trete qe shume familje të ngelura të pastreha nga tërmeti në Qarkun e Lezhës, do ta kalojnë naten e ndërrimit të viteve pa shtepi dhe në kushte të vështira ekonomike.

 

Artikulli paraprakFUNDVITI BËN BASHKË DEMOKRATËT E LEZHËS
Artikulli tjetërRESTORANT CHICAGO: HELMIMI NGA UJI NË SHISHE