Nisi të thur me kallama që në moshen 10-vjeçare dhe këtë profesion ja ka mësuar të gjithë familjes.Përsonazh i kësaj historie është Shazhiman Shoshari nga Bilishti i Korçës, i cili 15 vitesh periudhen e veres e kalon në Lezhë, pasi ka gjetur treg për punen që ai bën.

INSERT

Bashkë me familjen thur çadra prej kashte, duke furnizuar të gjithë vijen bregdetare nga Velipoja në Tale.

Profesionin e ka të trasheguar nga babai, ndërsa në Lezhë ka gjetur mbështetjet thotë Shazhiman Shoshari

Ky zanat ka vështiresi të shumta, që nisin që me sigurimin e lëndës së parë, por është i kanaqur që puna tij vlersohet thotë Shazhimani.

 

Kërkesat, kryesisht për çadra prej kashte janë të shumta në këtë periudhe dhe të gjithë familjen përfshire dhe një prej fëmijeve që është vetem 8-vjeç i gjejmë duke punuar.Ky prefesion është kthyer në burim të mire jetese thonë pjestaret e familjes Shoshari.

 

Çadrat e thurura me kallam po kërkohen gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit dhe pjesa më e madhe e tyre të vendosura në vijen bregdetare të Veriu, janë punuar nga duart e familjes Shoshari.

Artikulli paraprakSHPËRNDANIN KOKAINË NË SHËNGJIN, ARRESTOHEN 2 PERSONA
Artikulli tjetërLEZHA ÇEL ZYRTARISHT SEZONIN TURISTIK