Familja shqiptare në Rimini hidhet nga kati i dytë për t’i shpëtuar zjarrit. Konfirmohen 7 të plagosur.
Një familje shqiptare rezidente në Rimini të Italisë është detyruar të hidhet nga dritarja e apartamentit te saj ne katin e dyte te nje pallati për t’i shpëtuar flakëve të zjarrit. Një fëmijë 7 vjec është në gjendje kritike për jetën. Shtatë persona prej të cilëve disa fëmijë, anëtarë të një familjeje shqiptare, janë shtruar në spital në Rimini pasi janë hedhur nga kati i dytë i një pallati për shkak të një zjarri. Flakët kanë nisur nga një apartament bosh në katin e parë të ndërtesës ndërsa tymi ka pushtuar korridorin dhe shkallët. Familja shqiptare përbëhet nga dy prindërit, katër fëmijët dhe xhaxhai i tyre. Nëna 31 vjecare dhe një nga fëmijët 7 vjec janë shtruar në urgjencë ku janë në gjendje kritike. Bashkëshorti 40 vjec dhe dy vajzat të moshë 8 dhe 4 vjec si dhe foshnja 3 muajshe janë në gjendje të qëndrueshme. Ndërsa vëllai i kryefamiljarit ka plagë të lehta. Fqinjët në përpjekje për ti ndihmuar kishin vendosur disa dyshekë në tokë për të zbutur rënien. Sipas të dhënave të para të policisë zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, pasi dera e apartamentit që mori flakë ishte hapur me forcë.