Familja shqiptare shkon me pushime, vdes 60 vjecari
Dita e pushimit për familjen shqiptare është kthyer në tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në bregdetin e Bibione-s në Italinë fqinje, në komunën e Venezia-s, ku viktimë ka mbetur 60-vjeçari shqiptar Lirim Biçaku, i cili ka humbur jetën në krahët e së shoqes. Ngjarja Siç raportojnë sot mediat lokale, Biçaku shkoi në zonën bregdetare mëngjesin e djeshëm bashkë me bashkëshorten. Çifti kishte programuar një ditë relaksi dhe zgjodhën të shijonin paraditen e së dielës në plazh. Pikërisht, pak minuta pas orës 12.30 burri vendosi të futej në det. Kur ndodhej pikërisht në breg, dëshmitarët thanë se ai është rrezuar. Pavarësisht ndihmës mjekësore që iu dha shqiptarit, ai ndërroi jetë. Sipas hetimeve paraprake, 60-vjeçari pësoi atak kardiak. Lirim Biçaku vdiq praktikisht në krahët e gruas së tij, e cila gjithashtu u ndje keq, raportojnë mediat lokale.