Komunitetet fetare i mëshojnë familjes si baza e një shoqërie të shëndoshë.
Në kuadër edhe të ditëve nderkombetare të familjes, Kisha katolike dhe Myfinia e Shkodrës, vleresojne familjen si një simbol i njerëzimit pa të cilën asgjë nuk ka kuptim. Por përballë sfidave të kohës, rasteve të dhunës në familje, problemeve sociale, apeli i institucioneve fetare është i drejtëperdrejtë.
Familja shqiptare dhe shkodrane, përballet me probleme të shumta, sfida të cilat kanë nevojë për angazhimin e të gjithë aktoreve të shoqerisë. Familja sot është e rrezikuar nga shumë faktorë të cilët kërkojnë një angazhim të të gjithë për ta mbrojtur atë si një gjë të shenjtë.