Ende trupi I Hyqmet Shatzës i cili dyshohet se është mbytur në ujërat e lumit Buna nuk është gjetur. Prej ditësh polumbarët kanë ndalur kërkimet.

Familjarët e 52 vjeçarit që u mbyt teksa po peshkonte bashkë me një koleg tjetër që arriti të shpëtojë bëjnë apel që të gjehet trupi i tij. Hyqmet Shatza mbrëmjen e 21 tetorit po lundronte me një varkë në lumin Buna bashkë me një peshkatar tjetër dhe varka e tyre u përmbys duke bërë që 52 vjeçari të mos arrijë të shpëtojë. Edhe kanë kaluar 5 ditë ende trupi i Hyqmet Shatzës nuk është gjetur.

Artikulli paraprak“KANDILI I ARGJANDIT”, MBAHEN PROVAT GJENERALE
Artikulli tjetërTUKAJ: MJETET 8+1 NË SHKODËR PO FALIMENTOJNË