Familjarët e dëshmorëve të 2 prillit, sot pas 25 viteve janë të zhgënjyer që ende vrasja e 4 dëshmorëve të demokracisë nuk është zbardhur e plotë dhe autorët e vërtetë të vrasjeve nuk janë gjetur ende.
Nëna e Arben Brocit, Lije Broci shpreh zhgënjimin e saj. Edhe Ahmet Kryeziu, vëllai i dëshmorit Nazmi Kryeziu ndjen zhgënjim ndërsa fajëson ministrin e brendshëm të asaj kohë, Gramoz Ruçin. Arba Kiço, mbesa e Besnik Cekës edhe pse nuk e përjetoi 2 prillin e para 25 viteve ka një trishtim brenda vetes. Edhe pse ka dyshime se provat dhe dëshmitë e 4 vrasjeve në protestën e 2 prillit 1991 në Shkodër ekzistojnë, kjo ngjarje që la shenjë në ardhjen e demokracisë nuk është zbardhur e plotë.