“Ne morëm drejtësi por jo mjaftueshëm”, ka qënë ky reagimi i familjarëve të George Floyd pas dënimit me 22.5 vite burg të Derek Chauvin.

“Njëzet e dy vjet nuk janë të mjaftueshme. Ne nuk mund ta kthejmë George sërish. Kështu që në retrospektivë, unë mendoj se ai duhet të kishte marrë një dënim të përjetshëm po ashtu. Unë nuk do ta festoj këtë. Nuk do ta festoj fare. Por do të festoj shpalljen fajtor të një oficeri policie që vrau një person me ngjyrë”, tha kushëriri i George Floyd, Brandon Williams.

Gjatë dëshmive të anëtareve të familjes së George Floyd flisnin në gjykatë përpara dënimit të ish-oficerit policie për vrasjen e Floyd, ata ndanë zemërimin e tyre për atë që vdekja e Floyd ka shkaktuar tek vajza e tij 7-vjeçare, Gianna.

Një baba përfaqëson “dashurinë e parë” të një vajze, tha vëllai i George Philonise Floyd.

“Ai nuk do të jetë në gjendje të përcjellë Gianna-n në altar ditën që ajo do të martohet, të marrë pjesë në ato momente magjike të jetës së saj, si vallëzimi baba-vajzë, festën kur ajo të mbushë 16 vjeç, apo ta dërgojë atë në mbrëmjen e maturës. ”

Chauvin u dënua më pas me 22.5 vjet burg për vrasje të shkallës së dytë. Gjykatësi Peter A. Cahill tha se gjatësia e dënimit, e cila tejkalonte udhëzimet e dënimit të shtetit që rekomandonin 12.5 vjet, i detyrohej “abuzimit të pozitës së besimit dhe autoritetit nga Chauvin dhe gjithashtu mizorisë së veçantë të treguar ndaj George Floyd”.

Në një memo me shkrim, Cahill tha se Chauvin “e trajtoi Floyd pa respekt dhe i mohoi atij dinjitetin që u detyrohej të gjitha qenieve njerëzore”.

Në Uashington, D.C., Presidenti Joe Biden reagoi ndaj dënimit duke thënë, “Unë nuk i di të gjitha rrethanat që u morën në konsideratë, por më duket, sipas udhëzimeve, që duket se është e përshtatshme”. Chauvin ishte përballur me një maksimum të mundshëm për dënimin e vrasjes së shkallës së dytë prej 40 vjetësh.

Artikulli paraprakULJE TEMPERATURASH ME 2 GRADË, JA SI PARASHIKOHET MOTI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërOBSH: BOTA PO DËSHTON NË FURNIZIMIN ME VAKSINA KUNDËR COVID