Mosmenaxhimi i mirë i fondit të qeverisë prej 20 milionë dollarësh për ish- të përndjekurit politikë, ka sjell jo pak pakënaqësi tek këta të fundit.
Sipas Zenel Drangut, kryetar i shoqatës së ish- të përndjekurve, shumë pak familjarë kanë përfituar nga kësti prej 6 milionë dollarësh. Akoma nuk janë shpërndarë të plotë kësti i parë dhe i dytë, ndërkohë që nuk pritet që brenda këtij viti të bëhet i mundur edhe nisja për këstin e tretë për mungesë të dokumentacionit.
Mungesa e dokumentacionit, sipas Drangut, është vetëm një pretekst, pasi vetë Ministria e Financave dhe organi përgjegjës për shpërndarjen i humbasin dokumentat, duke i rikërkuar sërish nga shtresa e familjarëve të ish- të përndjekurve. Ish- të përndjekurit politikë prej vitesh kërkojnë dëmshpërblimet. Ndërkohë që përfitues janë edhe familjarët e tyre. Mga 20 milionë dollar të akorduara për të dyja kategoritë, 14 janë për të përndjekurit dhe 6 të tjera për familjarët.