Familjarët e Pashko Ujkës, i cili mbeti mbrëmjen e djeshme viktimë e atentatit, mohojnë që të jetë plagosur më herët gjatë detyrës së tij.

Nisur nga lajmet në media, të afërmit e tij sqarojnë se nuk është e vërtetë që ai të jetë plagosur apo qëlluar shtëpia gjatë kohës kur ka qenë deputet apo kryetar i komunës Velipojë. Gjithashtu sipas tyre, Ujka nuk i ka pasur borxhe financiare dhe s’ka pasur as mosmarrëveshje për çështje ndërtimesh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, kur 64-vjeçari po lëvizte më këmbë me bashkëshorten e tij.

Artikulli paraprakVARIANTI I RI PO TRONDIT BOTËN, FAUCI: NDOSHTA NUK DO TË ZHDUKET KURRË
Artikulli tjetër“TË GJITHË VËLLEZËR”, EDY REJA RRËFEN MIQËSOREN E BAMIRËSISË NË VATIKAN DHE TAKIMIN ME PAPËN