Në konviktin e Shkollës Industriale” Arben Broci” janë vënë në dispozicion 20 dhoma për familjet e përmbytura.Mbrëmjen e së hënë janë evakuuar tre familjet e para të lagjes Livade të cilat janë strehuar në këtë konvikt.

Transportimi është bërë nga ushtria në bashkëpunim me emergjencat civile të bashkisë Shkodër.Televizioni Star Plus ka vizituar paraditen e kësaj të Marte godinën e konviktit të shkollës industrial dhe ajo që vihet re është se aty janë strehuar tre familje që prej orëvë të natës.

Kjo është Fatbardha Milla banore e lagjes Livade. E moshuara invalide tregon se për shkak të frikës si pasojë e rritjes së nivelit të ujit është strehuar në konvikt teksa dëmi që i është shkaktuar në banesë është i pallogaritshëm. Fatbardha qëndron në këtë dhomë me mbesën, nipin dhe me nusen e djalit.

Ndërsa një tjetër banore e lagjes Livade që është sterhuar në njërën nga dhomat e këtij konvikti është edhe Ksina. Ajo qëndron në dhomë me djalin e saj të vogël ndërsa në banesë ka lënë burrin bashkë me pjesëtaret e tjerë të familjes për shkak edhe të frikës për të mos lënë vetët shtëpinë

Sipas informacioneve nga drejtues të konviktit në këtë godinë pritet që të strehohen edhe 11 familje të tjera të lagjes Livade të cilat presin të evakuohen.

Në konviktin e shkollës industrial “Arben Broci” janë vënë në dispozicion dhoma me shtretër dhe batanije për të pritur familjet e evakuuara nga zonat e përmbytura.

 

Artikulli paraprakLIVADE, NIS EVAKUIMI I FAMILJEVE
Artikulli tjetërPËRKEQËSOHET SITUATA, PËRMBYTET LAGJJA ‘AJASËM’