Një grup nxënësish të gjimnazit “Zani i Shkodrës” kanë ndërmarrë një nismë sensibilizuese me qëllim grumbullimin e ndihmave ushqimore dhe monetare për familjet në nevojë.
Të udhëhequr edhe nga mësuesit e tyre, nxënësit kërkuan kontributin e qytetarëve shkodranë për të ndihmuar sadopak gjatë festave të fundvitit. Familja Sulaj që është njëra prej të evidentuarave për t’u ndihmuar nga nxënësit e gjimnazit “Zani i Shkodrës”. Më parë, kjo familje është vizituar edhe nga Myftinia e Shkodrës, e cila i ka ofruar tashmë një mbështetje të përmuajshme për të përballuar varfërinë.