Në ditët më të nxehta të vitit dhe në kulmin e prodhimeve bujqësore, shkodranët vijojnë të konsumojnë produkte të pakontrolluara.
Prodhimet e bulmetit si qumështi, djathi, etj vazhdojnë të shiten edhe në rrugë në një vapë përvëluese pa kushte frigoriferike. Për Kryetarin e Sindikatës së Bujqësisë për Qarkun Shkoder Dashamir Cacaj qeveria duhet të bëjë një reformë të madhe në këtë drejtim të trajtimit të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale Fakti që nuk ka një treg të stacionuar ka bërë që kontrollet për cilësinë të jenë tepër të vështira për faktin se fshatarët që tregëtojnë apo tregëtarët e tjerë ambulantë shesin mallrat e tyre në shumë zona.Familjet shkodranë konsumojnë ushqime të pakontrolluara dhe jashtë cdo standarti të higjenes, për të tepër në këto ditë të nxehta, ku temperaturat e larta provokojnë përhapjen e baktereve të ndryshme.