I shpëtuan herën e parë por një tjetër urdhër që ka mbërritur në duart e përmbarimit do ekzekutohet për të nxjerrë nga banesat 20 familjet që janë vendosur që në vitin 1997 tek ish-gjeologjia në afërsi të stacionit të trenit.
Banorët thonë se kjo është e padrejtë dhe akuzojnë për falsifikime ish-zyrtarin e parlamentit Nikolin Kujxhija që pretendon se është pronar me mbështetjen e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli. Banorët tek ish-gjeologjia akuzojnë edhe gjykatat e Shkodrës. 20 familjet janë të vendosura për të mos dalë nga banesat e tyre. Këta 20 familje rrezikojnë të mbesin në qiell të hapur në lagjen 3-heronjt. Kjo është protesta e dytë e tyre pas asaj në tetorin e vitit të kaluar. Atëherë familja Kujxhija përmes një deklarate për shtyp i quajti zaptues banorët tek ish-gjeologjia ndërsa hodhi poshtë akuzat për falsifkim. Tashmë duhet pritur 27 janari se cili do jetë fati i tyre.