Famullia e Dajçit në Shkodër organizoi në këto ditë të gushtit festën e emigrantëve. Pjesa më e madhe e banorëve të kësaj njësie ndodhen në emigrim ndaj edhe kisha e Dajçit zhvilloi këtë festë për t’i bërë bashkë shprehe famullitari i kësaj zone dom Gjovalin Simoni.

Plaga e emigrimit shprehet famullitari dom Gjovalin Simoni është një shqetësim i madh që nuk po ndalet.

Boshatisja e Dajçit është e ndjeshme kudo tregon famullitari Simoni duke bërë që familjet atje ashtu si kudo të varfërohen shpirtërisht gjithnjë e më shumë.

Dajçi është një prej njësive të bashkisë Shkodër që ka numrin më të madh të të larguave në shtete të tjera ndaj edhe kisha atje organizoi për të 7-in vit me radhë festën e emigrantëve në mënyrë që lidhjet me fiseve e banorëve të mos humbasin krejtësisht.

Artikulli paraprakEMIGRANTËT E DAJÇIT: BOSHATISJE, LARGIMET VAZHDOJNË
Artikulli tjetër“FUTBOLLI, LIRIA, PARAJSA”, HISTORIA E RUDI VATËS NË LIBËR