Rrugëtimi tre vjeçar i Dom Artur Jakut në krye të famullisë së Shkodrës mori fund të dielën e dytë të këtij shtatori.

Qindra besimtarë katolikë me mirënjohjen për kontributin që ky i fundit dha për kishën, mirëpritën famullitarin e ri, i cili u betua zyrtarisht në këtë detyrë në meshën e drejtuar nga Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Mons. Angelo Massafra. Dom Vlash Palaj, prej 10 vitesh drejtues i të krishterëve në Velipojë, nis misionin fisnik dhe më përgjegjësi si shërbëtor dhe urë lidhëse mes besimtarëve dhe Zotit. Mons. Angelo Massafra përcolli mesazhin që Papa Françesku tha në Kolumbi, se kush mbjell të keqen, po atë do të korrë. Famullitari i ri Dom Vlash Palaj, pas betimit, tregoi rëndësinë që ka për të kisha e madhe e Shkodrës. Ai nuk harroi të thoshte dy fjalë zemre edhe për paraardhësin e tij. Nga ana tjetër, Dom Artur Jaku pas lënies së kësaj detyre, do të niset për studime Romë.

Artikulli paraprakALARM PËR TRITOL NË MAKINË, BLLOKOHET AKSI DURRËS-SHIJAK
Artikulli tjetërDITA E PARË E SHKOLLËS MES EMOCIONESH